Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) fton operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitet në fushën veprimtarise sipas objektit te prokurimit, “Projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”, e klasifikuar në nivelin “I Kufizuar”, nderkombetare, për të konkurruar e ofertuar ne ketë procedure, per ndertimin e ri te IEVP (Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale), Kukes
Kjo procedurë prokurimi është e klasifikuar në nivelin “I Kufizuar” dhe do të zhvillohet bazuar në:
• Ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
• Ligjin nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”;
• VKM nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
• VKM nr. 659, datë 23.10.2024 “Për miratimin e rregullores, per sigurine industriale procedurat, rregullat, procedurat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
Për të tërhequr interesin tuaj shkarkoni Dokumentat e Njoftimit, lidhur me këtë procedurë, dhe ndiqni udhezimet ne “Njotimin e Kontrates” për të ofertuar sipas afateve të përcaktuara
Për cdo pyetje a paqartësi në lidhje me to, mund të na kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: info@dpbsh.gov.al.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë procedurë konkurrimi.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.