Si të marrim Vërtetim i Hyrje Daljes nga Burgu (dënimi)

Shërbimi elektronik “Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi)” u vjen në ndihmë shtetasve që të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim mbi një dënim të caktuar që kanë kryer, me datën përkatëse të hyrjes dhe të daljes nga burgu.

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania.

  • – Zgjidhni shërbimin “Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi)”.
  • – Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumentet plotësuese në rast se kërkohen.
  • – Shtypni butonin “Dërgo”.
  • – Sektori Ligjor dhe i Kartotekës bën shqyrtimin e aplikimit dhe të dokumentacionit përkatës.
  • – Nëse aplikimi pranohet, Sektori Ligjor dhe i Kartotekës përpilon vërtetimin, e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe e dërgon automatikisht tek hapësira e aplikantit në e-Albania.

Ju do të njoftoheni edhe me anë të e-mail-it se dokumenti është gati, të cilin dhe mund ta gjeni më pas tek “Dokumentet e mia” në seksionin “Hapësira ime” në llogarinë tuaj në e-Albania.