Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka si mision që të garantojë organizimin e funksionimin e sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe trajtimin e të burgosurve në përputhje me legjislacionin në fuqi e standardet më të mira ndërkombëtare, me qëllim garantimin e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur, si dhe rehabilitimin social e riintegrimin e të dënuarve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka këto prioritete primare që vizionojnë veprimtarinë e saj:
-Forcimi i kapaciteteve organizative dhe funksionale të sistemit penitenciar
-Forcimi i procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve
-Përmirësimi i shërbimit penitenciar professional përmes trajnimeve të fokusuara dhe
të vazhdueshme
-Forcimi i ofrimit të kujdesit shëndetësor të burgosurve, duke përfshirë edhe kujdesin
e shëndetit mendor
-Përmirësimi i proceseve të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha
nivelet e burgjeve
-Përmirësimi i kushteve infrastrukturore të institucioneve penitenciare, nëpërmjet
investimeve dhe pajisjeve logjistike
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.