Rreth Qendrës së Trajnimit

  • Misioni dhe vizioni i Qendrës së Trajnimit

“Nuk ka garanci më të mirë për trajtimin e një personi të privuar nga liria, sesa një punonjës i Policisë së Burgjeve i trajnuar siç duhet” (Rekomandimi i Këshillit të Evropës 12/97)

Qendra e Trajnimit është njësia, që planifikon dhe koordinon trajnimet për ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të sistemit të burgjeve, si dhe njësia, që planifikon dhe koordinon punën për evidentimin e nevojave për trajnim në të gjitha institucionet, drejtoritë dhe sektorët, që janë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke synuar unifikimin dhe standardizimin e programeve mësimore, që ofrohen për të gjithë punonjësit e këtij sistemi.

 

Qendra e Trajnimit synon të jetë udhëheqëse, që nxit kulturën e të mësuarit gjatë gjithë jetës, që fuqizon dhe rrit potencialin profesional të punonjësve të sistemit të burgjeve në Shqipëri.

 

Zhvillimi nëpërmjet trajnimit i punonjësve të sistemit të burgjeve, që ata të zotërojnë njohuri, aftësi profesionale dhe etikën e nevojshme me qëllim garantimin e sigurisë, rehabilitimin dhe trajtimin dinjitoz të të burgosurve, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare është misioni i Qendrës së Trajnimit.

  • Struktura Organizative e Qendrës së Trajnimit