» NJOFTIM
Postuar më: 26/08/2026

NJOFTIM

Për ndarjen nga jeta të shtetasit A. M.

Referuar informacionit të stafit të IEVP Fier, bëhet me dije se shtetasi A. M., i datëlindjes 05.04.1968, i akomoduar në IEVP Fier që prej datës 16.07.2026, është ndarë nga jeta më datë 26.08.2026. Rreth orës 08:00, shtetasi ka referuar se nuk ndihej mirë. Menjëherë i është ofruar ndihma e parë mjekësore nga infermieri i institucionit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, është rekomanduar transportimi me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Gjatë rrugës nga IEVP Fier drejt spitalit, shtetasit i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Fier dhe marrjes së ndihmës mjekësore, mjekët specialistë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Menjëherë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti grupin e punës me qëllim verifikimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.