Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike, i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo.
Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
Dëshmia me vulë elektronike dërgohet në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Deri në 5 ditë pune nga momenti i hyrjes në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore
Periudha e vlefshmërisë
3 muaj
Kostot
Pa pagesë
Për shtetasit e huaj
Aplikimi për të marrë dokumentin fizik me vulë të njomë, mund të kryhet pranë sporteleve të Postës Shqiptare.
Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me çertifikatë të gjendjes gjyqësore janë:
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.