Bashkëpunim institucional për më shumë mundësi riintegrimi
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Berat, z. Ervin Ceca, dhe Kryetarin e Bashkisë Kuçovë, z. Kreshnik Hajdari, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit.
Në vijim të takimit, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë Berat dhe Bashkinë Kuçovë, të cilat synojnë të krijojnë mundësi konkrete mbështetjeje për personat që përfundojnë dënimin dhe rikthehen në komunitet.
Përmes koordinimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor, synohet që procesi i riintegrimit të vijojë edhe pas përfundimit të dënimit, duke krijuar ura mbështetëse për një rikthim të qëndrueshëm në shoqëri.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.