Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) publikon njoftimin e fituesit para përfundimit të afatit të ankimimit për procedurën e prokurimit me objekt “Projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”, e klasifikuar në nivelin “I Kufizuar”.
Kjo procedurë prokurimi është zhvilluar në përputhje me:
Ligjin nr. 36/2020, “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
Ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”;
VKM nr. 1170, datë 24.12.2020, “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;
VKM nr. 659, datë 23.10.2024, “Për miratimin e rregullores për sigurinë industriale, procedurat, rregullat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
Në mbështetje të nenit 3 të VKM nr. 1170, datë 24.12.2020, DPB publikon dokumentin e njoftimit lidhur me këtë procedurë.
Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me këtë njoftim, mund të na kontaktoni në adresën elektronike: info@dpbsh.gov.al
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.