» Analiza Vjetore 2018 – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Postuar më: 25/12/2018

Analiza Vjetore 2018 – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Viti 2018 mund të konsiderohet si viti i sfidave dhe angazhimeve për reformimin e sistemit të burgjeve. Bazuar në prioritetet e Qeverisë Shqiptare janë hedhur baza të rëndësishme për krijimin e një sistemi ku zbatohen parimet e shtetit të së drejtës dhe respektohen të drejtat themelore të njeriut. Reformimi i sistemit të burgjeve është përqendruar në përmirësimin e akteve ligjore dhe nënligjore, procedurave të rekrutimit të drejtuesve të burgjeve dhe stafit të burgjeve, duke parashikuar procedura transparente për rekrutimin e stafit bazuar në meritokracinë dhe integritetin moral e profesional, krijimin e një sistemi funksional për adresimin e kërkesave dhe ankesave.

Për herë të parë gjatë vitit 2018 Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inicioi kryerjen e procesit të verifikimit për stafin e policisë së burgjeve dhe çdo punonjësi tjetër, duke synuar krijimin e një sistemi funksional dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të sistemit të burgjeve. Nga ky proces rezultoi se një numër i konsiderueshëm i stafit të burgjeve ishin punësuar jashtë kritereve ligjore dhe në mospërputhje me kriteret e vendit të punës. 130 punonjës rezultuan të dënuar për kryerjen e veprave penale të ndryshme. 70 punonjës me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës. 375 lirime nga sistemi i burgjeve si rezultat i procesit të vetingut dhe masave të tjera administrative. Gjithashtu, nga një analizë e përgjithshme e sistemit të burgjeve u konstatuan disa problematika, ku ndër kryesoret listoheshin shërbime logjistike jo të përshtatshme, shërbim jo i duhur shëndetësor për të burgosurit, kushte të papërshtatshme për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor, mos përdorim me efikasitet i burimeve njerëzore dhe pajisjeve në dispozicion, mungesa e bazës materiale për zhvillimin e procesit të formimit profesional, mungesa e një instrumenti të standardizuar për vlerësimin e riskut të burgosurve, si dhe mungesa e planeve dhe politikave për parandalimin e korrupsionit në burgje.

Për më tepër shkarkoni dokumentin e meposhtëm.

Analizë vjetore 2018