» Parandalimi dhe adresimi i korrupsionit në sistemin e burgjeve
Postuar më: 17/03/2022

Parandalimi dhe adresimi i korrupsionit në sistemin e burgjeve

Hyrje

Ky udhëzues është një material ndihmës për të bërë me dije të dënuarin/të paraburgosurin dhe personelin e burgjeve mbi parandalimin, identifikimin dhe adresimin e akteve korruptive në sistemin e burgjeve.

Në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit trajtohen disa çështje që lidhen me antikorrupsionin, të cilat përcaktojnë:

a. Neni 5 (1) Çdo shtet duhet, në përputhje me parimet themelore të sistemit të tij ligjor, të zhvillojë dhe zbatojë, politikat përkatëse kundër korrupsionit, duke nxitur pjesëmarrjen e shoqërisë për një menaxhim efikas të punëve publike përmes integritetit, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve;

b. Neni 8 (1) Për të luftuar korrupsionin çdo shtet duhet të promovojë integritet, ndershmëri dhe përgjegjshmëri tek zyrtarët e institucioneve, në përputhje me parimet themelore të sistemit ligjor. Në veçanti, çdo shtet duhet të përpiqet të zbatojë, në institucionet publike, kodet ose standardet që përcaktojnë rregullat e sjelljes për kryerjen në mënyrë të duhur dhe të ndershme të funksioneve publike.

Për më tepër kliko…

Shkarko skedarin