Në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim miratuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 394 datë 11.03.2008, janë përcaktuar tre objektivat kryesorë të Sistemit të Burgjeve dhe indikatorët përkatës, prej të cilëve kryhet një vlerësim dhe analizë e gjithë perfomancës së sistemit gjatë një viti. Kjo strategji hartohet në përputhje me Projekt Buxhetin Afatmesëm dhe konsiderohet si një dokumentet themelor për planifikimin strategjik dhe buxhetor të sistemit.
Objektivi 1Mbajtja e të burgosurve në kushte të përshtatshme sigurie dhe strehimi
Gjatë vitit 2012, janë trajtuar mesatarisht rreth 4850 të burgosur në të gjitha IEVP, nga 4750 të trajtuar në 2011 ose 2.05% më shumë. Kapaciteti i institucioneve deri më datë 02.10.2012 ka qenë 4417. Me hapjen e paraburgimit të ri në Elbasan më 03 tetor 2012, kapaciteti i IEVP u rrit me 120 vende dhe shkoi në 4537, ose pësoi një rritje me 2.7%. Mbipopullimi ka varjuar nga 433 -540 të burgosur deri në muajin shtator 2012, ose 9.8%-12% për kapacitetin 4417. Pas vënies në funksion të IEVP Elbasan, mbipopullimi shkoi 420 ose 9.1% për kapacitet 4537.
Me shume…
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.