» Zyrtarë të Sistemit të Burgjeve të Shqipërisë u mirëpritën në Finlandë nga Zyrtarë të Sistemit të Burgjeve duke ndarë praktikat e mira mbi punësimin dhe rehabilitimin e të dënuarve.
Postuar më: 16/09/2022

Zyrtarë të Sistemit të Burgjeve të Shqipërisë u mirëpritën në Finlandë nga Zyrtarë të Sistemit të Burgjeve duke ndarë praktikat e mira mbi punësimin dhe rehabilitimin e të dënuarve.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Z Admir Abrija,i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë të Drejtësisë,morën pjesë në një vizitë studimore në Finlandë me 14 dhe 15 Shtator 2022. Qëllimi i kësaj vizite ishte vëzhgimi i praktikave të mira të cilat lidhen me arsimimin dhe edukimin e të dënuarve duke i ofruar mbështetje në proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri.

Delegacioni u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i Sistemit të Burgjeve dhe Shërbimit të Provës në Finlandë, Z. Arto Kujala. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Z Admir Abrija, nënvijëzoi ambicien e Sistemit Penitenciar Shqiptar në përvetësimin dhe aplikimin me qasje bashkëkohore ndaj riintegrimit dhe rehabilitimit të të dënuarve, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Këshillit të Evropës

Në këtë vizitë përfaqësuesit nga Shqipëria gjithashtu u njohën me sistemin Finlandez të politikave dhe sanksioneve bazuar në modelin e tyre pro social, u njohën me praktikat e ofrimit të arsimimit dhe trajnimit profesional, si edhe mundësive të punësimit në Kerava (burg i hapur për meshkuj) dhe Riihimaki (burg i sigurisë të lartë për meshkuj).

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes se të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, si pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.