Nga data 21.05.2018 deri më datë 19.06.2018, pranë Akademisë së Sigurisë, u zhvillua trajnimi bazë i punonjësve të rinj, të zgjedhur për të punuar në Policinë e Burgjeve.
Trajnimi u zhvillua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Akademisë së Sigurisë, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme, Nr. 3253, datë 19.03.2018 dhe Nr.2340 datë 16.03.2018.
Për zhvillimin e trajnimit u aktivizuan specialistët e sistemit të burgjeve të çertifikuar si trajner dhe trajnerët e Akademisë së Sigurisë.
Trajnimin e përfunduan 233 kursantë, të cilët do të emërohen në punë në IEVP Shkodër dhe në IEVP të tjera. Pas emerimit, kursantët do të monitorohen dhe mbështeten gjatë periudhës së provës, bazuar në programin e miratuar të praktikës.
Me mbështetjen e Akademisë së Sigurisë, janë garantuar kushte për zhvillimin e trajnimit, gjë që ka ndikuar në efektivitetin dhe cilësinë e përvetësimit të programit.
Programi i trajnimit, është përmirësuar me mbështetjen e ekspertëve të Komisionit Europian dhe po aplikohet me sukses nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.