» Z. Admir Abrija Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve zhvillon një vizitë pune në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës si dhe në Shërbimin Korrektues së Republikës së Kosovës
Postuar më: 20/10/2022

Z. Admir Abrija Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve zhvillon një vizitë pune në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës si dhe në Shërbimin Korrektues së Republikës së Kosovës

Në vijim të detyrave të lëna në takimin e zhvilluar së fundmi në Kosovë nga ana e Ministrit të Drejësise Z. Ulsi Manja, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Abrija ishte pjese e grupit të punës i cili po negocion draft marrëveshjen mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Shqiptare.

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara ishte dhe takimi me Ministren e Drejtësisë Znj. Albulena Haxhiu, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Z. Sami Gashi etj.

Z. Abrija në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Z. Paulin Rajta, si dhe disa zyrtarë të tjerë.