Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z.Admir Abrija dhe Drejtorin e Policisë së Burgjeve z.Paulin Rajta, ndoqën nga afër procesin e arredimit të IEVP-së së re në Pojskë të Pogradecit. Në këtë vizitë Ministri i Drejtësisë u shpreh se: “Hapja e një burgu të ri nuk mund të jetë kurrë një lajm i mirë, por mbyllja e IEVP-ve që nuk garantonin standarde dhe hapja e një strukture dinjitoze, me standarde europiane, ku do të akomodohen rreth 140 të dënuar të moshës së tretë me sëmundje kronike është detyrimi jonë”.
Falenderime dhe mirënjohje për organizatën “Departamenti i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Stokut të Agjencisë së Institucioneve të Kujdestarisë së Ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë, Holandë” si dhe Ambasadën Holandeze për donacionet dhe mbështetjen e ofruar në arredimin e kësaj strukture.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.