» Vizitë monitoruese e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në IEVP Durrës dhe Institutin e të Miturve Kavajë
Postuar më: 03/06/2026

Vizitë monitoruese e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në IEVP Durrës dhe Institutin e të Miturve Kavajë

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, së bashku me përfaqësues të Avokatit të Popullit, zhvilloi një vizitë monitoruese në IEVP Durrës dhe Institutin e të Miturve Kavajë, në kuadër të mbikëqyrjes së respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.
Gjatë vizitës në IEVP Durrës u vlerësuan kushtet e akomodimit, shërbimet dhe programet rehabilituese. Në kuadër të 1 Qershorit, Komisioni ndoqi edhe aktivitetet e organizuara për fëmijët e personave të privuar nga liria.
Në Institutin e të Miturve Kavajë, anëtarët e Komisionit u njohën me programet edukative, rehabilituese dhe aktivitetet artistike të zhvilluara me të miturit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për forcimin e standardeve të trajtimit, rehabilitimit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.