» Vijojnë kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë Krujë
Postuar më: 28/05/2026

Vijojnë kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë Krujë

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, mbrëmjen e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Adriatik Kupi, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Dejtues i Lartë Paulin Rajta, ushtruan kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, përfshirë regjimin e brendshëm, observimin dhe brezin e butë të sigurisë.

Gjatë kontrollit në brezin e butë midis Godinës A dhe ambienteve të observimit u konstatua një aparat celular tip Samsung, një fishe karikimi dhe një palë kufje, të fshehura brenda një çorapeje.

Materialet e konstatuara iu referuan strukturave përgjegjëse për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave.