Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar me kontrolle të befasishme dhe të zgjeruara në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske.
Operacioni u zhvillua në zbatim të Urdhrit Nr. 815, datë 29.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta. Në këtë aksion morën pjesë Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të DPB, në bashkëpunim me grupet e sigurisë nga disa institucione penitenciare në vend.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme:
Në IEVP Pojske dhe Korçë janë evidentuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit sende të tepërta dhe të palejuara, të cilat cenojnë standardet e sigurisë dhe disiplinës në institucione.
Kontrollet janë zhvilluar me standarde të larta profesionale, në mënyrë të befasishme dhe të koordinuar, duke synuar parandalimin e çdo tentative për futjen apo mbajtjen e sendeve të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të qartë me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim forcimin e sigurisë, rritjen e kontrollit dhe garantimin e rendit në çdo nivel.
Çdo rast shkeljeje do të trajtohet menjëherë me masa administrative dhe ndjekje penale ndaj çdo përgjegjësi.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.