» “Vepro për humanizmin” Kryqi i Kuq trajnon të dënuarit për dhënien e ndihmës së parë
Postuar më: 27/08/2024

“Vepro për humanizmin” Kryqi i Kuq trajnon të dënuarit për dhënien e ndihmës së parë

Në kuadër të Ditës Botërore të Humanizmit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues dhe informues “Vepro për humanizmin” me të burgosurit pranë I.E.V.P Vlorë. Shtetasit e dënuar u njohën me informacione të rëndësishme dhe teknika të dhënies së ndihmës së parë në situata emergjente. Sensibilizimi mbi dhënien e ndihmës synon të zhvillojë përgjegjshmërinë tek personat në konflikt me ligjin, të nxisë sjelljet pro-sociale dhe njëkohësisht të promvojë vetë vlerësimin duke qënë i dobishëm për komunitetin ku ata jetojnë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e vlerave pozitive që njeriu zotëron thellë brenda vetes, inkurajimin për përdorimin e tyre duke pasur në fokus mënyrën se si duhet të veprojnë në situata emergjente duke dhënë ndihmën e parë. Aktiviteti ka pasur gjithashtu synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë sa lidhet me sjelljet pro-sociale që secili nga të dënuarit mbart thellë brenda vetes.