UPSHIFT zhvilloi edicionin e radhës në mbështetje të të miturve, të rinjve dhe ideve të tyre, në Institutin e të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë. Të miturit patën mundësinë të punonin mbi zhvillimin e ideve për krijimin e projekteve dhe prototipeve, duke u udhëhequr nga mentorët e këtij edicioni të UPSHIFT. Mentorët përfshinin përfaqësues dhe punonjës të Institutit të të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve, të cilët ofruan mbështetje të vyer për të rinjtë në zhvillimin e ideve dhe potencialit të tyre.
Falë përkushtimit, ideve dhe angazhimit të tyre, të miturit dhe të rinjtë arritën të krijonin impakte pozitive në komunitetin ku jetojnë. Gati të gjitha institucionet e pranishme shfaqën gatishmërinë dhe mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë mendimin kritik dhe të kontribuonin në forcimin e misionit rehabilitues të Institutit. Ky angazhim ishte një mundësi e shkëlqyer për të miturit të kontribuonin në një proces transformues dhe të rëndësishëm për zhvillimin e tyre personal dhe shoqëror.
Në këtë aktivitet morën pjesë Fiona McCluney; Përfaqësuesi i UNICEF, Z. Murat Sahin; Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Znj. Irma Bime; drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Znj. Klaudia Hasanllari; si dhe të ftuar nga Ministria e Bujqësisë, Bashkia Kavajë, përfaqësues nga zyra e Inovacionit dhe Ekselencës nga Kryeministri, si dhe përfaqësues nga institucione të tjera mbështetëse për këtë edicion të UPSHIFT.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.