Për personat me çrregullime të shëndetit mendor dhe parandalimin e tentativave të vetëvrasjes
Ky udhëzues është një guidë e mirë për zgjerimin e njohjeve bazë të personelit të burgjeve që punojnë me persona me çrregullime të shëndetit mendor me qëllim identifikimin në kohe dhe trajtimin me efikasitet të gjitha problematikave që paraqet puna me kategorinë e personave me çrregullime të shëndetit mendor dhe ata me tentativa të vetëvrasjes, si dhe për t’u mundësuar efikasitet në punë të punonjësve dhe një trajtim të specializuar për personat që marrin shërbimin (të paraburgosur apo të dënuar).
Qëllimet Kryesore
Ky udhëzues synon t’ju bëjë të aftë që të kuptoni konceptet bazë të sëmundjeve mendore si dhe shëndetit mendor përbrenda kontekstit të mjedisit të burgut. Ofrohet një informacioni i përgjithshëm që siguron një vështrim të përgjithshëm të disa prej çështjeve kryesore që duhen marrë në shqyrtim kur merret përsipër një trajnim bazë në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, dhe si i tillë është një përbërës thelbësor i paketës së trajnimit së ndërgjegjësimit në tërësi. Qëllimet e udhëzuesit janë:
Ø T’i bëjë të aftë personelin e burgjeve të kenë një kuptim më të plotë dhe të ndërgjegjësohen për problemet/sëmundjet e shëndetit mendor dhe mënyrën se si këto manifestohen në kontekstin e burgut;
Ø Të kenë një kuptim më të mirë të llojeve të ndërhyrjeve, modalitetet e trajtimit dhe menaxhimin e disponueshëm në institucionin për këtë kategori të burgosurish;
Ø Të kenë një shteg të qartë kujdesi për referimin dhe komunikimin ndërmjet ekipit multidisiplinar.
Specifikat e Rolit të Punonjësve Koordinues për Shëndetin Mendor (PKSHM)
Çdo institucion duhet të caktojë një Punonjësit Koordinues për Shëndetin Mendor, nga sektorët kryesorë të institucionit (shëndetësi, çështjeve shoqërore dhe sigurisë), të cilët kanë rolin e rëndësishëm mbi zbatimin e “protokollit të zakonshëm” për trajtimin e kësaj kategorie. Gjithashtu PKSHM duhet të:
Rrisin ndërgjegjësimin e të burgosurve me rrezik potencial për zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor, si dhe tek ata që mund të jenë duke përjetuar probleme të tilla;
Të jenë pika e parë e kontaktit për çështjet që prekin shëndetin mendor të të burgosurve;
Ofrojnë udhëzime, mbështetje, informacion dhe njohuri për çështjet e shëndetit mendor të të burgosurve apo kolegëve të tjerë në sektorin e tyre;
Të krijojnë marrëdhënie të mira pune, të komunikojnë dhe ndihmojnë formalisht dhe joformalisht së bashku me kolegët e tjerë (bashkëpunim ndërmjet punonjësve të stafin e kujdesit shëndetësor, psikologët, ekspertë të kujdesit në burgje) dhe të bëhet një punës në grup për sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me kujdesin mendor;
Të dinë se si të reagojnë siç duhet ndaj nevojave të kujdesit mendor të të burgosurve, brenda sferës së tyre të kompetencës.
Për shkak të specifikave që mbart trajtimi i personave me çrregullime të shëndetit mendor, si dhe ata me tentativave për vetëvrasje, nga të dënuar dhe paraburgosur, në IEVPenale, Personeli i Burgjeve duhet të jenë i përgatitur dhe në gjendje që të marrë masa lidhur me:
1. Marrja e informacioneve të sakta nga ana e Komisionit të Pritjes, për të dënuarit dhe të paraburgosurit që në momentin e pranimit në institucion, duke kërkuar njohje të plotë me të dhënat e çdo të dënuari ose të paraburgosuri që shfaqin tendencë për vetëvrasje dhe duke vlerësuar maksimalisht informacionet dhe konfliktet e mundshme.
2. Monitorimin e vazhdueshëm në ambientet e observimit, nga personeli mjekësor dhe i sektorit social i personave që shfaqin probleme emocionale apo çrregullime të shëndetit mendor, gjatë pranimit në Institucion.
3. Evidentimi në vijimësi të të gjithë të dënuarve dhe paraburgosurve që shfaqin tendenca vetëvrasjeje. Kjo të bëhet në bashkëpunim ndërmjet sektorëve të Sigurisë, Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.
4. Njohja nga ana e punonjësve të rolit bazë, e të gjithë të dënuarve e paraburgosurve që shfaqin tendenca vetëvrasje, në sektorin e shërbimit të çdo punonjësi policie.
5. Bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet Sektorit të Sigurisë, Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, për parandalimin e tentativave për vetëvrasje, nga të dënuarit ose të paraburgosurit dhe për zbatimin e programeve të trajtimit.
6. Shefi i Sigurisë, Specialistët e Regjimeve, Specialistët e Grupit të Shoqërimit e Sigurisë, Specialistët e Informacionit dhe Specialistët e Trupës të japin detyra konkrete me shkrim, për punonjësit e policisë me shërbim në sektorët ku janë të vendosur të dënuar ose të paraburgosur me tendencë vetëvrasje, mbështetur edhe në rekomandimet e dhëna nga stafi i shëndetësisë për monitorimin e rasteve dhe të ndjekin në vazhdimësi zbatimin e detyrave të dhëna.
7. Gjatë kryerjes së veprimeve me këtë kontingjent të dënuarish ose të paraburgosurish, të ushtrohen kontrolle të imtësishme për të mos lejuar asnjë mjet, send apo ilaçe, me të cilat mund të kryejnë vetëvrasje.
8. Të shqyrtohen mundësitë e rishikimit të orarit të aktiviteteve, duke hartuar një plan javor aktivitetesh sa më të zgjatur jashtë qelisë, për këtë kategori.
9. Sektori Social të zbatojë një program kuptimplotë dhe të përshtatshëm aktivitetesh rehabilituese dhe rekreative për këtë kategori, duke u mbështetur në praktikat bashkëkohore dhe mundësitë që ofrojë IEVP-të.
Të jepen detyra të veçanta për punonjësit e monitorimit me kamera, të cilët të bëjnë shënime të veçanta në regjistër për aktivitetin me kontingjentin e të dënuarve ose të paraburgosurve me tendencë vetëvrasëse.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.