Drejtorët e 20 IEVP-ve së bashku me nivelin drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve patën mundësinë të ishin pjesë e një trajnimi nga dy ekspertë me eksperincë të gjatë në Sistemin Penitenciar të Mbretërisë së Bashkuar, z. Mat Molloy dhe z. Andy Dunkerley, të cilët sollën përvojën e tyre prej me shumë se 25 vitesh në Sistemin e Burgjeve, si dhe ekspertizën në fushën e lidershipit dhe menxhimit.
Drejtori i Përgjthshëm i Burgjeve z. Klevis Qose në fjalën e tij theksoi se: “Të jesh një drejtues i mirë është përgjegjësi . Çdo kush nga ne duhet të japë më të mirën për të pasur një sistem të mirë penitenciar”. Drejtori falenderoi Ambasadën Britanike për gjithë mundësinë e krijuar për të trajnuar burimet njerëzore në sistemin penitenciar.
Ekspertët britanikë ndanë eksperienca të vyera dhe ofruan trajnime me shembuj praktik për drejtuesit e institucioneve të IEVP.
Këta profesionistë zhvilluan sesione interaktive, duke ndihmuar drejtuesit tanë të përmirësojnë aftësitë e tyre udhëheqëse dhe menaxheriale.
Gjatë diskutimeve u shpalosën një sërë strategjish dhe teknikash, të cilat janë përdorur me sukses ndër vite nga ekipi britanik.
Bashkëpunimi mes dy vendeve ka sjellë dhe do të sjellë rezultate të prekshme dhe afatgjata në institucionet e vuajtjes së dënimit.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.