» Trajnimi i drejtuesve të burgjeve për lidershipin dhe kategorizimin e të burgosurve
Postuar më: 21/03/2024

Trajnimi i drejtuesve të burgjeve për lidershipin dhe kategorizimin e të burgosurve

Nga data 18-21 Mars 2024 u zhvillua trajnimi i stafit drejtues të burgjeve lidhur me lidershipin dhe kategorizimin e të burgosurve.

Ky trajnim u organizua në zbatim të aktiviteteve të parashikuar në Projektin “Forcimin e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut për shtetasit e burgosur në Shqipëri. Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III”, të mbështetur nga Këshilli i Europës.

Trajnimi u krye nga konsulenti ndërkombëtar në Këshillin e Europës, z. Victor Zaharia si dhe z. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Femi Sufaj.

Trajnimi i drejtuesve të stafit të burgjeve do të vijojë me trajnimin e stafit të sigurisë dhe shërbimit social.