Me datë 07.08.2023 në bashkëpunim me Komuniteti Shqiptar I Helsinkit u zhvillua trajnimi i radhës në IEVP Peqin mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Në këtë trajnim morën pjesë rreth 18 pjesëtarë të stafit, kryesisht nga Sektori i Sigurisë dhe Sektori i Çështjeve Sociale. Eksperienca e dy trajnuesve mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm ishte shumë e rëndësishme për stafin e IEVP Peqin, e cila njihet ndryshe si një zonë e nxehtë për këtë fenomen. Ashtu si në trajnimet e tjera, theksi u vendos në rëndësinë e rolit që ka gjithësecili nga pjesëtarët e stafit, pavarësisht nga sektorët, në identifikimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë mënyrë, ndërhyrja dhe marrja e masave që në fillim ndihmon në parandalimin e përhapjes tek të dënuarit e tjerë.
Diskutim tjetër i rëndësishëm ishte dhe bashkëveprimi që mund të kenë këta individë me bashkëvuajtësit e tjerë që mund të jenë pjesë e grupeve të organizuara të krimit dhe se sa i rrezikshëm mund të jetë ky kombinim kur ata janë brenda institucionit, por dhe jashtë tij. Prandaj trajnuesit vendosën theksin në informimin mbi të dënuarit dhe raportimi i menjëhershëm i ndryshimeve në sjellje, qëndrime apo me kë ata shoqërohen. Në këtë mënyrë ata mbahen nën vëzhgim dhe mund të parandalohen sjellje dëmtuese dhe kriminale.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.