Ky trajnim u realizua me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e administrimit të sigurt të të dhënave personale, në përputhje me standardet ligjore dhe etike në fuqi.
Në një mjedis ku trajtohen informacione sensitive, njohja dhe zbatimi korrekt i procedurave për mbrojtjen e të dhënave personale mbetet thelbësor për garantimin e privatësisë, rritjen e sigurisë institucionale dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Trajnimi u zhvillua për disa ditë me radhë dhe u fokusua në fuqizimin e kapaciteteve të brendshme profesionale, standardizimin e praktikave institucionale dhe rritjen e cilësisë së shërbimit publik në sistemin penitenciar.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.