» Të qenurit pozitiv
Postuar më: 27/03/2023

Të qenurit pozitiv

Të qënurit pozitiv dhe të menduarit me optimizëm pavarërisht vështirësive që të përball jeta, është një nga emocionet që duhet të udhëheqë secilin prej nesh në përditshmërinë tonë.
Të folurit vetes në mënyrë pozitive, ta trajtosh atë me kujdes është dhurata më e çmuar që mund dhe duhet t’i bëjmë vetes dhe të tjerëve.
Djemtë e Institutit të të Miturve Kavajë në bashkëpunim me sektorin e edukimit trajtuan temen e të menduarit pozitiv brenda institucionit.
Në fund të aktivitetit djemtē tanë realizuan dhe shpërndanë me shumë dashuri kartolina të personalizuara për stafin e Institutit i të Miturve Kavajë.