Në ambientin e Institucionit Ekzekutiv të Vendimeve Penale “Ali Demi” prej disa kohësh u bashkuan dhe u mirëpritën nga punonjësit dhe personat që vuanin dënimin në këtë Institucion dy Qenushe ( Laki dhe Rrushe). Qenushet kanë pasur ndikim pozitiv tek disa prej personave që vuanin denimin në këtë Institucion, por kishte edhe nga ato që nuk ndjeheshin mirë dhe kishin shprehur pakënaqësi për prezencën e tyre. Referuar ankesave të disa qytetareve dhe nga disa te burgosura u vendos qe qenushet të strehoheshin në ambjentet e Klinikës së Trajtimit të Kafshëve Endacake, në Administratim të Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Nisur nga kjo ngjarje punonjësja e policisë pranë IEVP “Ali Demi”, Dalina Pepa shprehu dëshirën për adopotimin e këtyre dy krijesave të mrekullueshme nga Klinika e Trajtimit të Kafshëve Endacake.
Me anë të procesverbalit të mbajtur më datë 30.05.2022 në ambjentet e Klinikës së Trajtimit të Kafshëve Endacake u realizua adoptimi i tyre.
Znj. Pepa shprehet e lumtur për këtë ngjarje dhe deklaron se do të kujdeset në mënyren e duhur duke iu ofruar një strehë të ngrohtë dhe jo të ketë qëllime të tjera si shfrytëzim, keqtrajtim apo shitje të qenushëve deri në qartësimin e situatës per rikthimin e dy qenusheve në IEVP “Ali Demi” .
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve së bashku me IEVP “Ali Demi” do të marrin të gjitha masat e nevojshme për rikthimin dhe kujdesin e mëtejshëm për dy qenushet në ambjentet e jashtme të këtij Institucioni.
Po e mbyllim këtë lajm të bukur për të gjithë me një shprehje nga George Eliot:
Kafshët janë miq të mrekullueshëm-ata nuk pyesin asnjëherë, ata nuk kritikojnë asnjëherë, sjellin gëzim, harmoni dhe transmetojnë dashurinë që mbartin nga vetja tek njerëzit.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.