» Të dënuarit e IEVP Berat kurs profesional për krijimin e çantave!
Postuar më: 17/02/2020

Të dënuarit e IEVP Berat kurs profesional për krijimin e çantave!

Të dënuarit dhe të paraburgosurit në IEVPenale Berat. Kanë zhvilluar një kurs profesional për krijimin e cantave.Pas përfundimit me sukses te kursit u zhvillua një aktivitet kulturor e artistik.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Promovimit dhe Aktiviteteve në Bashkinë Berat dhe në përmbatje pati pjesë të ndryshme muzikore dhe vallesh.

Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çertifikatave për të dënuarit dhe paraburgosurit që kanë ndjekur e përfunduar kursin profesional të çantave, kurs i cili është hapur në bashkëpunim me Firmën Center Shqiptare Shpk.