» Takimi i Ministrit të Drejtësisë Z. Manja në IEVP Fier me Strukturën Organike të DPB dhe Shefat e Policisë së Burgjeve
Postuar më: 23/09/2022

Takimi i Ministrit të Drejtësisë Z. Manja në IEVP Fier me Strukturën Organike të DPB dhe Shefat e Policisë së Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z.Admir Abrija  së bashku me Drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Shefat e Policisë së Burgjeve shoqëruan Ministrin e Drejtësisë Z.Ulsi Manja  në IEVP Fier.

Ministri i Drejtësisë Z.Manja dhe Drejtori i Përgjithshëm Z.Abrija  prezantuan nivelin e ri të pagave për stafin policor të burgjeve. Në këtë takim përveç pagave, ata prezantuan edhe uniformat e reja për policinë e burgjeve. Gjatë aktivitetit u njoftua edhe përgatitja dhe vënia në jetë e masterplanit “sistemi penitenciar 2028” sipas të cilit shumë shpejt katër IEVP do të mbyllen.

Rritja e pagave, reformat të ndërmarra, apo që janë në ekzekutim e sipër, tregojnë kujdesin dhe vëmendjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë shqiptare për stafin e Policisë së Burgjeve.