Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t, z. Igli Tafa.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së informacionit në sistemin penitenciar.
Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e zbatimit të politikave dhe strategjive në fushën e shoqërisë së informacionit dhe TIK, bashkërendimin e programeve dhe nxitjen e investimeve në këtë sektor.
Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin në funksion të rritjes së eficiencës dhe sigurisë në institucionet penitenciare.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.