» Takim me Arqipeshkvin Metropolitan të Tiranë – Durrës, Imzot Arjan Dodaj
Postuar më: 10/05/2023

Takim me Arqipeshkvin Metropolitan të Tiranë – Durrës, Imzot Arjan Dodaj

Aktivitet i bukur dhe me vlera humane e njerëzore në IEVP, “Mine Peza”. Arqipeshkvi Metropolitan të Tiranë – Durrës Imzot Arjan Dodaj, organizoi dhe drejtoi një meshë me të burgosurit që I përkasin besimit të krishterë të IEVP-së.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe punonjës të administratës. Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj përcolli mesazhin e paqes dhe reflektimit për pjesëmarrësit në meshën e shenjtë.
Komunikim shpresëdhënës, të ngrohtë dhe mesazhe të rëndësishme paqeje Imzot Arjan Dodaj i transmetoi edhe në takimin që zhvilloi me stafin e administratës dhe Drejtorin e Institucionit, Z. Seit Vuçaj.