» Takim mbi implementimin e procedurave të grumbullimit, analizës dhe vlerësimit të informacioneve të sigurisë, për parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht lidhur me terrorizmin.
Postuar më: 23/02/2024

Takim mbi implementimin e procedurave të grumbullimit, analizës dhe vlerësimit të informacioneve të sigurisë, për parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht lidhur me terrorizmin.

Një ekip ekspertësh nga Njësia e koordinimit të kundërterrorizmit, ICITAP, Sarajevo bashkë me përgjegjësit e programeve mbështetëse të Inteligjences në burgje dhe përfaqësuesit e FBI, nën drejtimin e z.Tyler Truby, u pritën sot në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga Zëvendës Drejtori z.Femi Sufaj.

Qëllimi i këtij takimit ishte implementimi i procedurave të grumbullimit, analizës dhe vlerësimit të informacioneve të sigurisë, për parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht lidhur me terrorizmin. Në përfundim të takimit u dakortësua agjenda e aktiviteteve që do të zbatohen për rritjen e kapacitetit të stafit, ngritjen e sistemeve të përpunimit të të dhënave dhe dhurimin e pajisjeve të sigurisë dhe hetimit.