» Takim i përbashkët i delegacioneve nga Shqipëria dhe Kosova midis Drejtorive të Burgjeve dhe Shërbimeve të Provës
Postuar më: 11/10/2022

Takim i përbashkët i delegacioneve nga Shqipëria dhe Kosova midis Drejtorive të Burgjeve dhe Shërbimeve të Provës

Në kuadër të takimeve të përbashkëta në mes të dy ministrive të drejtësisë nga Shqipëria dhe Kosova, u zhvilluan edhe takime të përbashkët të delegacioneve nga Drejtoritë e Burgjeve, Shërbimet e Provës dhe inspektorateve të të dyja vendeve.

Në takim delegacionet ranë dakort që bashkëpunimi të thellohet edhe më tutje, gjithashtu  janë themeluar  dhe grupe pune për të finalizuar marrëveshjet e bashkëpunimit, të cilat priten të nënshkruhen brenda këtij viti, e që kanë të bëjnë me fushën e burgjeve dhe Shërbimin e Provës.