» Studimi i recidivizimit
Postuar më: 17/06/2014

Studimi i recidivizimit

Studim mbi ri-përfshirjen në sjellje kriminale të personave që përfituan nga Ligji i Amnistisë

Për vite me radhë, në vende të ndryshme të botës studimet mbi recidivizmin kanë qenë ndër aspektet kryesore kërkimore në fushën e kriminologjisë. Metodat të cilat përdoren për vlerësimin e nivelit të recidivizmit, mund të ndahen në dykategor:

1. Në studimet retrospektive veprat penale të kryera më herët dhe numri i tyre, observohet në rast të një grupi të caktuar personash. Një nga teknikat më të njohura për vlerësimin e recidivizmit është mbi bazën e të dhënave të personave të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgje.

2. Kategoria e dytë ka të bëjë me studimin zinxhir, që lidhet me recidivizmin si sjellje, si rrjedhojë e një ngjarje të veçantë gjatë një periudhe të caktuar kohe.

Ky studim do të fokusohet në vlerësimin e recidivizmit për personat e dënuar të cilët kanë përfituar nga ligji nr. 22 datë 10.03.2014 “Për dhënie amnistie”. Duke qenë se për herë të parë zhvillohet një studim i tillë në Sistemin e Burgjeve, eksperienca e vendeve të tjera, është marrë si bazë për të ndërtuar këtë studim. Bazuar në dy kategoritë e sipërpërmendura, është kryer një vlerësim i të dhënave të personave të cilat kanë përfituar nga amnistia, ku pjesë e rëndësishme e kërkimit kanë qenë nëse kanë qenë përsëritës krimi, llojin e krimit të ri-kryer dhe shkaqet kryesore të ri-përfshirjes në sjellje kriminale.

Studimi i plotë:

Shkarko skedarin