Në vijim të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara në sistemin penitenciar, janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të posedimit të sendeve të ndaluara:
Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit në ambiente të jashtme, janë gjetur 3 telefona celularë.
Në IEVP Peqin, mbi bazën e informacioneve operative, Forcat e Drejtorisë së Policisë ushtruan kontroll, ku u evidentua dhe u sekuestrua 1 telefon celular.
Në të dyja rastet janë kryer menjëherë veprimet proceduriale përkatëse dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve për veprime të mëtejshme procedurale.
Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje dhe me fokus të qartë në garantimin e sigurisë në sistemin penitenciar
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.