» Sistemi ynë Penitenciar ka nevojë për ty, eja ndërtoje karrierën tënde tek ne!
Postuar më: 27/05/2024

Sistemi ynë Penitenciar ka nevojë për ty, eja ndërtoje karrierën tënde tek ne!

Të dashur nxënës të shkollave të mesme, që po përfundoni studimet tuaja në këtë cikël mësimor,

unë jam Klevis, dëshiroj t’Ju prezantoj një mundësi të shkëlqyer për ju dhe karrierën tuaj profesionale në një fushë të re dhe emocionuese, punësimin tuaj në sistemin e burgjeve!

Ju drejtohem sot me një thirrje të veçantë, për t’ju shprehur një mundësi të rëndësishme për të ardhmen tuaj, mundësinë për të punuar me ne në sistemin e burgjeve.

Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja të përkushtuar, të cilët mund të japin një kontribut të çmuar në ndërtimin e të ardhmes tonë. Punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një punë, është një mundësi për t’i shërbyer një komuniteti ndryshe, e për të ndikuar tek ta për ndryshime pozitive dhe për riintegrimin e tyre.

Duke punuar në sistemin e burgjeve, ju do të mund të ndihmoni, ata që kanë nevojë, por edhe do të kontribuoni në ngritjen e një mjedisi më të sigurt dhe të drejtë për ta.

Kujdesuni për vendin tuaj, kujdesuni për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Mos u frikëso nga sfidat, merr pjesë në ndryshimet pozitive dhe bëhu pjesë e zgjidhjeve të rëndësishme.

Ju inkurajoj të eksploroni këtë mundësi punësimi tek ne.

Përveç mundësisë së rritjes në karrierë, puna në sistemin e burgjeve ju ofron një paketë të kënaqshme page, trajnime të vazhdueshme për të ndihmuar zhvillimin e karrierës tuaj dhe benefite të tjera, si kurse profesionale e mundësi studimi (bachelor dhe master) për punonjësit e rinj, të cilët arrijnë rezultate të larta në testet e pranimit.

Aplikimet kanë filluar dhe mbyllen në 15 Gusht 2024.

Ndaj, nëse je i interesuar të fillosh këtë udhëtim të ri profesional, mos hezito ta shfrytëzosh këtë mundësi të shkëlqyer, duke dërguar aplikimin tënd në info@dpbsh.gov.al , stafi ynë do t’ju kontaktojë për detajet rreth aplikimit tuaj.

Miqësisht,

Klevis Qose

Drejtor i Përgjitshëm Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve