» Sigurimi i Shendetit
Postuar më: 15/01/2026

Sigurimi i Shendetit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.

Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare .
Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.

Ky sigurim është një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit .