» Shqipëria merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve (International Corrections and Prisons Association – ICPA)
Postuar më: 25/10/2022

Shqipëria merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve (International Corrections and Prisons Association – ICPA)

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija, së bashku me Drejtorin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve Z. Klevis Qose, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve (International Corrections and Prisons Association – ICPA), në Orlando, Florida, të SHBA-së, 23-28 Tetor 2022

Në këtë aktivitet marrin pjesë më shumë se 78 Shtete si dhe mbi 800 Pjesmarrës. Ambasada Amerikane në Tiranë, mundëson përfaqësimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në ICPA.

Organizata Ndërkombëtare e Korrektimeve dhe Burgjeve (ICPA), u formua për të funksionuar si një Shoqatë për korrektuesit dhe profesionistët e burgjeve, e përkushtuar ndaj përmirësimit të mirëkuptimit global dhe profesionalizmit në këtë sektor.

Si Organizatë, ICPA beson se përmirësimi i profesionalizmit dhe kompetencës së oficerëve korrektues ka të ngjarë të ketë një ndikim më të madh pozitiv në kushtet e burgjeve dhe trajtimin human të të burgosurve sesa shumica e veprimeve të tjera. Për këtë arsye Shoqata nuk është një organizatë lobuese ose e të drejtave të të burgosurve, por ekziston për të ofruar një forum gjithëpërfshirës, dhe të sigurt për shkëmbimin e respektueshëm të ideve, teknologjisë dhe praktikave më të mira në profesionin e korrigjimeve.

ICPA promovon bashkëpunimin dhe nismat bashkëpunuese ndërmjet juridiksioneve në fushat me interes të përbashkët, shkëmbimet e stafit dhe vizitat studimore ndërmjet juridiksioneve të ndryshme që janë të interesuara që të implimentojnë eksperiencat më të mira. Kjo organizatë inkurajon, aty ku është e përshtatshme, përfshirjen e viktimave, familjeve të shkelësve, organizatave vullnetare dhe të tjerëve në komunitet në gjetjen e zgjidhjeve të dobishme dhe të zbatueshme për çështjet korrektuese dhe të drejtësisë penale.

Përmirësimi dhe edukimin publik, mirëkuptimi dhe përfshirja në çështjet korrektuese, është themelore për suksesin e ICPA. Vlen të theksohet që ICPA është një organizatë joqeveritare me status të veçantë konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC).