Mbështetur në Ligjin Nr. 8328 Prot, datë 16.04.1998, “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe Paraburgosurve”, i ndryshuar, Ligjin nr. 10032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, si dhe bazuar në Urdhrin Nr. 7375, datë 24.11.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Mbi procedurat e pranimit të kandidatëve për punonjës në Policinë e Burgjeve”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall konkurimin për punonjës të policisë së burgjeve pranë disa IEVP-ve, si më poshtë vijon:
IEVP Elbasan- 6 punonjës të rolit bazë
IEVP Lezhë- 3
IEVP Burrel- 1
IEVP Peqin- 6
IEVP Tepelenë- 5
IEVP Rrogozhinë- 2
IEVP Krujë- 2
IEVP Durrës- 1
IEVP Sarandë- 1
IEVP Korçë- 3
IEVP Tropojë- 1
IEVP Kavajë- 1
IEVP Berat- 2
IEVP Fier- 16
Kriteret:
1. Të jetë shtetas shqiptar; të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën;
4. Të mos ketë qenë i dënuar më parë;
5. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar, sipas ligjit.
Lista e dokumenteve:
1. Kërkesë për punësim dhe CV (me adresën e vendbanimit dhe numër kontakti);
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë dhe listë notash, kopje e dëftesës së arsimit të mesëm të përgjithshëm ose profesional (në varësi të pozicionit vakant);
3. Kopje të noterizuara të dëshmive/ certifikatave të kualifikimeve (nëse ka);
4. Certifikatë familjare;
5. Raport mjeko- ligjor;
6. Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata që nuk është në ndjekje penale;
7. Formular vetë- deklarimi i gjendjes gjyqësore;
8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (nëse ka);
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 25 Maj 2016 në Sektorin e Protokoll- Arkivit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe kërkesën me e-mail në adresën elektronike info@dpbsh.gov.al
Dokumentacioni i mangët sjell skualifikimin e kandidatit. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për procedurat e mëtejshme të punësimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve garanton, se ky proces do të jetë i saktë dhe transparent, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë administrativ.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.