Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin në portalin e-Albania certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike, i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo.
Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
Dëshmia me vulë elektronike dërgohet në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Deri në 5 ditë pune nga momenti i hyrjes në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore
Periudha e vlefshmërisë
3 muaj
Kostot
Pa pagesë
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.