» Seminar rajonal për menaxhimin dhe daljen e të burgosurve terroristë dhe të radikalizuar
Postuar më: 14/10/2022

Seminar rajonal për menaxhimin dhe daljen e të burgosurve terroristë dhe të radikalizuar

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes Francës dhe Shqipërisë, atasheu rajonal për sigurinë e brendshme, koordinator për vendet e Ballkanit, Z. Dimitri Zoulas, dhe shërbimi i sigurisë së brendshme pranë Ambasadës së Francës në Shqipëri , organizuan nje seminar rajonal, për menaxhimin dhe daljen e të burgosurve terroristë dhe të radikalizuar, në datat 12 dhe 13 tetor 2022.

Delegacione të Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Francës, Kroacisë, Greqisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në këtë seminar, i anonçuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare Franceze. Të pranishëm ishin shkëlqesia e saj, Znj. Barsac, Ambasadore e Francës në Shqipëri, pjesëmarrës nga Agjensitë Lighzbatuese dhe Agjensitë e Inteligjencës në Shqipëri.

Hapja e këtij seminari iu besua Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Z. Admir Abrija i cili pas një prezantimi të përgjithshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, u ndal
në strategjitë kombëtare për parandalimin e terrorizmit, në kuadër të të cilit DPB është angazhuar seriozisht për:

Rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, duke përfshirë edhe institucionet fetare, për të siguruar ekspertizën e nevojshme për identifikimin e të burgosurve me sjellje dhe prirje ekstremiste/radikale dhe të rrezikshëm;
Forcimin e bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese dhe hetimore;
Përmirësimin e programeve rehabilituese për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm, si dhe ofrimin e asistencës së veçantë për grupet vulnerabël në burgje, ose më të risk të shtuar drejt radikalizimit dhe rekrutimit nga organizatat terroriste;
Ofrimin e trajnimeve të specializuara për stafin e burgjeve, për të identifikuar dhe parandaluar sjelljet ekstremiste.
Partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm, që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka me OSBE, KiE, Ambasadën Amerikane, Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm – CVE, Komunitetin Mysliman Shqiptar etj., ka qenë guri i themelit në parandalimin dhe luftimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Sistemin e Burgjeve.


Më pas pjesëmarrësit vijuan me shkëmbimin e përvojave dhe strategjive të zhvilluara në shtete të ndryshme.