Prej datës 1 shtator 2022 në Drejtorinë e Përgjithsme të Burgjeve, pagat e Administatës Publike do të rriten me 7 % për çdo kategori page,gjithashtu rritje pagash përfitojnë edhe Punonjësit e Policisë në Burgje.
Më poshtë, ndryshimi i pagave sipas gradave për punonjësit e Policisë së Burgjeve:
Niveli aspirant nga 40.000 lekë shkon në 53.500 lekë
Niveli nën/inspektor: nga 45.500 lekë shkon në 55.640 lekë
Niveli inspektor: nga 50.000 lekë në 58.000 lekë
Niveli kryeinspektor: nga 55.000 lekë në 64.000 lekë
Niveli nën/komisar: nga 65.500 lekë në 70.085 lekë
Niveli komisar: nga 72.000 lekë në 77.040 lekë
Niveli kryekomisar: nga 95.000 lekë në 101.650 lekë
Niveli Drejtues Burgu: Nga 106.700 lekë në 123.050 lekë
Niveli Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Nga 115.000 lekë në 133.760 lekë
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija falenderon Ministrin e Drejtësisë Z. Ulsi Manja , qeverinë dhe Kryeministrin Z. Edi Rama për vëmendjen dhe kujdesin e treguar për gjithë strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.