Në kuadër të fillim vitit të ri shkollor 2022-2023 u rihapën dyert e shkollës edhe në Insitutin e të Miturve Kavajë.
Përfshirja në kurikulat mësimore për çdo të mitur mbetet ndër misionet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në drejtim të edukimit, rehabilitimit si dhe rikthimit sa më të shpejtë të tyre në shoqëri.
Duke synuar dhe shpresuar se të gjitha njohuritë dhe dijet e marra do t’i shërbejnë integrimit të tyre më së miri.
Të pranishëm me urimet e tyre sot në IMKavajë ishin Zv Ministër i Drejtësisë Z. Klajd Karameta, ZV Drejtore e Përgjithshme e Burgjeve Znj. Klotilda Kareci, Drejtoresha QPKMR Znj Klaudja Hasanllari.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.