» QSB zhvillon një aktivitet në kuadër të “Ditës Kundër Racizmit”
Postuar më: 19/11/2024

QSB zhvillon një aktivitet në kuadër të “Ditës Kundër Racizmit”

Qendra Spitalore e Burgjeve organizoi fokus-grup me qëllim rritjen e njohurive të vajzave dhe grave me Masë Mjekësore për larmishmërinë kulturore, respektimin dhe pranimin e kulturave të ndryshme si dhe vlerësimin e karakteristikave të veçanta të çdo individi në kuadër të respektimit dhe dinjitetit individual.
Ky aktivitet u konsiderua edhe si pjesë e programit rehabilitues “Aftësitë sociale” e cila synon korigjimin e logjikës së gabuar dhe orienton vajzat dhe gratë të mësojnë nga njëra tjetra si dhe të zhvillojnë aftësitë për të menduar nga një perspektivë tjetër, duke kuptuar dhe përjetojnë këndvështrimet e të tjerëve.
Gjatë këtij focus-grupi u implementua teknika “Role play” e cila i ndihmoi pjesëmarrëset për të rivlerësuar gabimet dhe paragjykimet duke zhvilluar aftësitë e tyre prosociale.
Pjesëmarrëse në fokus grup ishin 6 (gjashtë) gra dhe vajza me masë mjeksore dhe u realizua në ambjentet e bibliotekës.