Stafi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore në bashkëpunim me përfaqësues të SHKBSH organizoi një aktivitet të veçantë kulturoro-fetar me gratë dhe vajzat me masë mjekësore ku në fokus të saj ishte zevëndësimi i mendimeve automatike dhe ndryshimi i besimeve bazë në funksion edhe të programit rehabilitues “Besimet Bazë”.
Synimi ishte elaborimi i mendimeve, ndjesive trupore dhe emocioneve negative duke i zëvendësuar me emocione positive dhe mendime realiste.
Ky aktivitet arriti të përcjellë mesazhin e fortë që “Me dashuri arrihet një rregull dhe harmoni në mes të trupit dhe shpirtit” duke shërbyer në përmirësimin psikoemocional, lehtësimin shpirtëror dhe duke nxitur rritjen e vetëvlerësimit për vajzat dhe gratë.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e lulishtes duke u asistuar me dhurata simbolike, kokteil dhe muzikë, ku pjesëmarrëse ishin 25(njëzetë pesë) gra dhe vajza me masë mjekësore.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.