Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Edvin Lame, kanë nisur një bashkëpunim të rëndësishëm në fushën e shkencave sociale dhe zhvillimit profesional në sistemin penitenciar.
Ky bashkëpunim synon forcimin e marrëdhënieve mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe botës akademike, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe shkëmbimi eksperiencash dhe praktikash më të mira në fushën e trajtimit dhe rehabilitimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Përfshirja e ekspertizës akademike pritet të sjellë rritje të cilësisë së shërbimeve psiko-sociale në institucionet penitenciare, si dhe mbështetje për zhvillimin profesional të punonjësve të sistemit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, parashikohen trajnime, projekte të përbashkëta dhe kërkime shkencore që do të ndihmojnë në forcimin e rolit të sistemit penitenciar në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit social të të dënuarve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideron këtë hap një mundësi të rëndësishme për të modernizuar qasjet dhe për të garantuar shërbime sa më cilësore për të gjithë të përfshirët në sistemin penitenciar.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.