» Qendra Spitalore e Burgjeve ndërmerr nismën për pasurimin e Bibliotekës së saj
Postuar më: 13/12/2023

Qendra Spitalore e Burgjeve ndërmerr nismën për pasurimin e Bibliotekës së saj

Leximi i librit një veprimtari e cila ndikon në forcimin dhe në përçimin e një botëkuptimi sa më njerëzor te individi.
Qendra Spitalore e Burgjeve ka ndërmarrë një mision për pasurimin e bibliotekës së saj.
Pjesë e kësaj nisme iu bashkua Qendra Kombëtare e Librit me përfaqësues drejtoreshën znj.Esmeralda Bardhuli sëbashku me Sandra Hyka dhe Anxhela Pashaj të cilat krahas dhurimit të 50 librave artistik, zhvilluan edhe një bisedë letrare me vajzat dhe gratë me Masë Mjeksore që ndodhen të akomoduar në QSB.