» Puna si një mundësi rehabilituese.
Postuar më: 02/11/2023

Puna si një mundësi rehabilituese.

Një moment lehtësimi emocional dhe një mundësi riintegrimi në shoqëri.
Terapia okupacionale dhe angazhimi në drejtim të përmbushjes së punësimit është një pjesë e rëndësishme e ditës së të miturve dhe të rinjve në I.M. Kavajë.
Djemtë e Institucionit, realizuan me kujdes të plotë mbjelljen e luleve, prerjen e barit, mirëmbajtjen e gjelbërimit, vendosjen e gurëve etj si pjesë e terapisë së tyre, kalimin e kohës së lirë në mënyrë efektive por dhe rritjen e ndjenjave të vetë efikasitetit. Tërësia e aktiviteteve të realizuara përfaqëson një kohë kuptimplotë, ndaj kujdesit për ambjentin, natyrën, vetes dhe të tjerëve.
Këto aktivitete u realizuan falë bashkëpunimit ndërsektorial të stafit të institucionit.