» Publikohen rezultatet e testimit me shkrim për kandidatët për punonjës të Rolit Bazë ( Aspirant) në Policinë e Burgjeve
Postuar më: 19/09/2025

Publikohen rezultatet e testimit me shkrim për kandidatët për punonjës të Rolit Bazë ( Aspirant) në Policinë e Burgjeve

Publikohet lista e aplikantëve për punonjës të rolit bazë (Aspirant) me pikëzimin e testimit me shkrim të zhvilluar sot më datë 19.09.2025/ oran 10:00 pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Kodër Kamëz.

Kandidatët nga numri rendor 1 – 60 ( kualifikohen për fazën e dytë të testimit fizik) referuar VKM Nr.403, datë 09.06.2022 “Për miratimin e Rregullores së Personelit të Policisë së Burgjeve”, Kreu II “Rregullat e detajuara për pranimin e punonjësve të Policisë së Burgjeve”, neni 9, pika 4.

Kandidatët nga numri rendor 61 – 65 ( nuk kualifikohen pasi nuk kanë marrë 60% të pikëve të testimit me shkrim), referuar VKM Nr.403, datë 09.06.2022 “Për miratimin e Rregullores së Personelit të Policisë së Burgjeve”, Kreu II “Rregullat e detajuara për pranimin e punonjësve të Policisë së Burgjeve”, neni 9, pika 4.

 

Kandidatët nga numri rendor 66 – 85 kanë munguar dhe nuk kanë marrë pjesë në testimin me shkrim.

Njoftohen aplikantët fitues nga numri rendor 1 – 60 ( Sipas listës bashkëlidhur) për testimin FIZIK i cili do të zhvillohet më datë 24.09.2025/ Ora 08:30 pranë Fushës së Sportit në ambjentet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Kodër Kamëz.

Aplikantet per PRBaze piket ne testimin me shkrim 19.09.2025