» Programi veror i workshope-ve dhe takimeve pranë Institutit të të Miturve Kavajë
Postuar më: 16/06/2023

Programi veror i workshope-ve dhe takimeve pranë Institutit të të Miturve Kavajë

Në kuadër dhe në vijim të marrëveshjes që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve hartoi me QPKMR dhe AFC filloi sot, programi veror i workshope-ve dhe takimeve pranë Institutit të të Miturve Kavajë me qëllim:
“Përmirësimin e aftësive jetësore të sjelljes dhe komunikimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin”.
Edukimi është gjithmonë forma më e mirë e rehabilitimit, prandaj institucionet ligjzbatuese të drejtësisë për të mitur e kanë gjithmonë në fokus kryesor.